Ballina Aktualitet Tiranë, Lulzim Basha te ‘‘Unaza e Re’’: Ne nuk do i braktisim...

Tiranë, Lulzim Basha te ‘‘Unaza e Re’’: Ne nuk do i braktisim qytetarët, fatura e vjedhjes është 30 milionë euro

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka qenë sot sërish i pranishëm në ‘‘Unazën e Re’’, ku banorët po protestojnë prej 27 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e banesave dhe që nuk u garanton atyre dëmshpërblim real.

“Opozita ka bërë publike fakte tronditëse për këtë aferë korruptive. Fatura e vjedhjes është 20-30 milionë euro. Së pari, kemi të bëjmë me një dëmtim të interesit qytetar. Krimi i dytë është nxjerrja jashtë shtëpive të mijëra e mijëra familjeve përpara festave të fundvitit, vetëm se duhen mbushur xhepat e agait të Surrelit. Ne nuk do i braktisim qytetarët. Është Edi Rama që i ka braktisur këta njerëz”, – tha Basha.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj, për lidhjet e pretenduara me kompaninë ‘‘Victoria Invest’’, pjesë e këtij projekti, Lulzim Basha theksoi se kur drejtonte bashkinë e Tiranës, çdo tender jepej me garë dhe jo nëpërmjet kompanive fantazëm.