Ballina Aktualitet Tiranë, Lulzim Basha në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së...

Tiranë, Lulzim Basha në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe grupi i Partisë Demokratike kanë shkuar në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë me forcë projektin.

Ai i’u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën e studentëve. Basha tregoi mes tjerash se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.

“Protestat nga më ato madhështoret tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi. Ka dy ditë që banorët e Unazës së Re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos t’i lëmë fëmijët tanë në doren e tij. Ftoj të gjithë qytetarët t’u bashkohen studentëve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.

Rama financon më shumë për luksin e vet, se sa investon për arsimin. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: Ti bashkohen masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që banorët kanë çuar në Prokurori. PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin Ramës i’a kanë prishur studentët, ndaj është sulur për t’i mbrojtur veprimet e tij, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen me garë të dyshimtë.