Ballina Aktualitet Tiranë, Lul Berisha përballet me Ahmet Ajetin në gjykatë, i cili tentoi...

Tiranë, Lul Berisha përballet me Ahmet Ajetin në gjykatë, i cili tentoi ta vrasë

Lulzim Berisha është përballur sot në proçes gjyqësor, me personin që vite më parë ka tentuar ta vrasë. I shoqëruar nga avokati mbrojtës, Detar Hysi, Lulzim Berisha u paraqit në sallën e gjyqit në proçesin ndaj 35-vjeçarit Ahmet Ajeti i akuzuar si organizator i atentatit ndaj tij. Në këtë seancë Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë me pretendimin se vjen si i dëmtuar në proçes.

Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës. Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.