Ballina Aktualitet Tiranë, lista e të shpronësuarve që preken nga projekti i zhvillimit ”Unaza...

Tiranë, lista e të shpronësuarve që preken nga projekti i zhvillimit ”Unaza e Madhe”

Banorët të cilët preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe kanë vërshuar pranë zyrave të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të marrë shpronësimet.

Një pjesë e banorëve, bllokojnë rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit e dhjetëra të tjerë i janë drejtuar ARRSH-së duke nisur proçedurat e shpronësimit.

Madje, edhe vetë organizatori i protestës Dorjan Protoduari ka dorëzuar te Autoriteti Rrugor Shqiptar letrat për të nisur proçedurat e shpronësimit.