Ballina Aktualitet Tiranë, lirohet nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

Tiranë, lirohet nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika.

Pak ditë më parë për Xhikën u pushua akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtiti 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku u akuzuan per abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.