Ballina Aktualitet Tiranë, liria e medias dhe demokracia, kryedemokrati Basha: Media po vihet në...

Tiranë, liria e medias dhe demokracia, kryedemokrati Basha: Media po vihet në shërbim të politikës (VIDEO)

Në debatin publik “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për braktisje të medias nga opinioni publik, për mungesë profesionalzimi, dhe vënie të medias në shërbim të politikës. Probleme këto, që sipas tij reflektojnë në gjendjen e demokracisë në vend.

Kjo gjendje e rëndë e vendit, sipas Bashës, u pasqyrua edhe në raportin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Për kryedemokratin Basha, zgjidhja është tek fitimi i betejës për ndarjen e drejtë të pushteteve.