Ballina Aktualitet Tiranë, Lindita Nikolla reagon: E gatshme të takohem me studentët, por nuk...

Tiranë, Lindita Nikolla reagon: E gatshme të takohem me studentët, por nuk mund të shkoj në shesh

Në një aktivitet në Parlament, ministrja e arsimit, Nikolla është pyetur për protestën e studentëve, të cilët janë çuar në një lëvizje të fuqishme në të gjithë vendin.

“Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, – ka deklaruar Nikolla.
Ajo ka deklaruar se Këshillat Studentorë mund të reagojnë për çdo gjë.
“Po vij nga inspektimi në disa godina. Ku do të shpenzohen 18 milion euro me kushte dhe standarde të mira. Përveç ndihmës nga partnerët dhe buxheti i i qeverisë shqiptare do krijohen kushte të mira dhe Shqipëri do të behet me ligj për rininë. Kam bëre një tur me dëgjesa dhe do kërkojmë llogari sesa dhe si te gjithë aktorët kanë realizuar përgjegjësitë e tyre Arsimi cilësor mbetet sfidë dhe kemi shumë për të bërë, por feromra po jep frytet e saj”, – deklaroi Nikolla.