Ballina Aktualitet Tiranë, Lindita Nikolla akuzon studentët se po përdoren: Do paguani, po motivojmë...

Tiranë, Lindita Nikolla akuzon studentët se po përdoren: Do paguani, po motivojmë cilësinë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka hedhur dyshime se me mijëra studentëve që janë ngritur në protesta, janë të përdorur nga “segmente të tjera”. Nikolla tha se protesta ka nisur nga Fakulteti i Arikitekturës, ku administratorja ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës.

“Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për diçka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër. Ky moment është përdorur nga segmente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra që kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin. Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendosur për të komunikuar dhe të sqaroj”, – tha ministrja.

Gjithsesi, Nikolla nuk ka dhënë shenja tërheqje nga vendimi që i detyron studentët të paguajnë për çdo provim të prapambetur apo për ato provime që dëshitojnë të japin për përmirësim note.