Ballina LAJME Tiranë, ligji i ri, efektivët që s’pajisen me çertifikatë sigurie përjashtohen

Tiranë, ligji i ri, efektivët që s’pajisen me çertifikatë sigurie përjashtohen

Në ndryshimet e reja që propozohen në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikohet që çdo efektiv, i cili nuk pajiset me certifikatë sigurie, të lirohet automatikisht nga detyra.

Me ligjin aktual, efektivët që nuk marrin këtë çertifikatë transferohen në detyra të tjera, si në strukturat e Rendit, ku nuk njihen me informacione sekrete.

Sipas burimeve, një numër i madh efektivesh që i’u ka skaduar afati 5-vjeçar i çertifikatës, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është edhe institucioni përgjegjës që lëshon dokumentin, pasi konsultohet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Brendshme.