Ballina Aktualitet Tiranë, lëkundje tërmeti me magnitudë 3.3 ballë

Tiranë, lëkundje tërmeti me magnitudë 3.3 ballë

Mëngjesin e sotëm në Tiranë është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3 ballë.

Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometra është regjistruar në orën 09:37 minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar, 23 kilometra nga Tirana si dhe 12 kilometra nga Kruja.

Për momentin nuk njoftohet për dëme materiale apo të lënduar.