Ballina Aktualitet Tiranë, lapsusi i Bashës për ngritjen e Flamurit, Rama ironizon nga Vlora

Tiranë, lapsusi i Bashës për ngritjen e Flamurit, Rama ironizon nga Vlora

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë sot te Varrezat e Dëshmorëve, dhe pas përfundimit të ceremonisë së homazheve ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Mirëpo, Basha ka ngatërruar vitin e ngritjes së Flamurit dhe kryeministri Edi Rama i cili ndodhej sot në Vlorë nuk ka duruar pa e publikuar momentin video.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit :28 nëntor 1444”, –  ironizon Rama.

“Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim”, – shkruan më tej kryeministri.