Ballina LAJME Tirane, Kuvendi voton shkarkimin e Xhafajt

Tirane, Kuvendi voton shkarkimin e Xhafajt

Kuvendi votoi mëngjesin e sotëm dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafaj nga posti i Ministrit të Brendshëm.

75 deputetë votuan pro dekretit të Presidentit Meta.

Kryeministri Rama tha se “Gjenerali Sandër Lleshi nga sot do të drejtojë Punët e Brendshme të Shqipërisë.” I bindur se ai nuk do të zhgënjejë askënd, Rama gjithashtu shtoi se zëvendësministri Lleshi, i cili do të drejtojë me kompetencat e ministrit, “është njeriu i duhur që vjen në kohën e duhur, në vendin e duhur.”