Ballina Aktualitet Tiranë, Kuvendi nis hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Tiranë, Kuvendi nis hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Në përbërjen e KED-së janë dy gjyqtarë nga Gjykata, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja. Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksional, pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Shorti që po hidhet në sallën e Kuvendit është i hapur dhe po zhvillohet në prani të Avokatit të Popullit, përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përfaqësuesve të grupeve parlamentare, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit, përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë vendosi që të mos e hedhë shorteun pasi sipas tij ka një vakum ligjor.