Ballina Aktualitet Tiranë, Kuvendi miraton “Kadastrën”

Tiranë, Kuvendi miraton “Kadastrën”

Gjatë seancës së sotme Kuvendi ka rrëzuar me 75 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta ‘Për Noterinë’, por ka miratuar “ Kadastrën”.

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.Komisioni argumenton se, së bashku me projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, ky projektligj përbën produktin e veprimtarisë së grupit ndërinstitucional të punës dhe paraqitet si një “përgjigje” ndaj mangësive dhe problematikave që ky grup ka konstatuar, në kornizën ligjore aktuale, marrëdhëniet juridike të krijuara në bazë të saj dhe në strukturat ekzistuese shtetërore që veprojnë në këtë fushë,” – thuhej në vendimin e Presidentit.