Ballina Aktualitet Tiranë, Kuvendi drejt votimit për shfuqizimin e ligjit 7501 për pronën

Tiranë, Kuvendi drejt votimit për shfuqizimin e ligjit 7501 për pronën

Gjatë vitit të ardhshëm, në vend parashikohet të aplikohet një ligj i ri që synon t’i japë zgjidhje problematikave të pronësisë duke përcaktuar proçedura të reja që synojnë mbylljen njëherësh të proçesit të legalizimeve, kompensimin e pronarëve apo kalimin e pronësisë për tokën bujqësore. Ligji i ri është parashikuar të votohet në seancën e fundit të këtij viti me 21 dhjetor.

Përcaktimi i proçedurave të reja ligjore shoqërohet edhe me nismën për të shkrirë institucionet e pronësisë në vend në një institucion të vetëm të emërtuar ”Agjencia Shtertërore e Kadastrës”. Por nuk janë vetëm institucionet e pronësisë që shkrihen por edhe ligjet ekzistuese.

Në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend, parashikohet shfuqizimi i ligjit për tokën i vitit 1991 apo siç njihet ndryshe edhe “ligji 7501”. Krahas këtij ligji parashikohet edhe shfuqizimi i ligjeve të tjera si ai për legalizmet apo për pronësinë mbi truallin shtetërore.