Ballina Aktualitet Tiranë, kufizohet energjia elektrike në disa zona

Tiranë, kufizohet energjia elektrike në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është duke kryer një sërë investimesh në rrjetin energjetik me qëllim përmirësimin e tij.

OSHEE bën me dije se në datën 28 dhjetor në kryeqytet do të ketë kufizim të energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në fiderin L4 të nënstacionit Qendër, për të ndërruar transformatorin.

Kufizimet e energjisë elektrike sipas OSHEE do të bëhen në intervalin kohorë 10:00-12:00, ku pa energji elektrike do të mbeten zonat: Zona midis rrugës “Vaso Pasha” pjesërisht, rruga “Brigada VIII” pjesërisht, Bulevardi “Bajram Curri” pjesërisht.