Ballina Aktualitet Tiranë, kryetarja e LSI-së apel Arta Markut: Hetoje si burrneshë, mos hezito!

Tiranë, kryetarja e LSI-së apel Arta Markut: Hetoje si burrneshë, mos hezito!

Në takimin me Lëvizjen e Gruas Socialiste për Integtim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi apeloi prokuroren e përgjithshme Arta Marku të hetojë megaskandalin e unazës së madhe.

“I bëj thirrje Arta Markut si si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, përballë opozitës e ndërkombëtarëve të tregojë se vlerat e një gruaja janë më të forta se të institucioneve e tundimi e paraja. Ajo sot duhet të jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj me gratë shqiptare. I bëj thirrje mos hezito përballëj Damian Gjinkurit, lidhjet e tij me ofshore janë të drejtpërdrejta, mos hezito ndaj Afrim Qendros, që mbron projektin duke reklamuar kompaninë amerikane fake, mos hezito ndaj Edi Ramës, kokës së këtij projekti që s’dimë për cfarë do i përdorte këto para por hetoje si burrneshë nëse je burrnesh se sot ke shansin për ti dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.” – u shpreh Kryemadhi.

Në vijim Kryemadhi apeloi kryeministrin Rama, të cilin e konsideroi një kryeministër në ikje, që të anulojë urgjent tenderin famëkeq të unazës së re.