Ballina Aktualitet Tiranë, kryetari Thelesklaf: Shqipëria progres kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit

Tiranë, kryetari Thelesklaf: Shqipëria progres kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi priti sot në takim Kryetarin e Komisionit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, MONEYVAL, Daniel Thelesklaf, e cila vlerësoi progresin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në takim, Thelesklaf vlerësoi legjislacionin shqiptar në këtë fushë si shumë të mirë dhe vuri theksin në nevojën e angazhimit të të gjithë aktorëve për zbatimin e këtij legjislacioni, në mënyrë që të ketë rezultate progresive dhe të prekshme, përsa i përket masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Po ashtu,  Thelesklaf u shpreh se roli i Kuvendit në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm dhe shprehu besimin e tij se brenda një periudhe një vjeçare, si rezultat i angazhimit të Kuvendit dhe të gjithë aktorëve të tjerë, rezultatet në këtë drejtim do të jenë të dukshme.

Gjithashtu, Thelesklaf shprehu gatishmërinë e Komitetit për të asistuar  Kuvendin në këtë proces.