Ballina Aktualitet Tiranë, kryetari Ruçi: Kuvendi së shpejti, interpretim në gjuhën e shenjave

Tiranë, kryetari Ruçi: Kuvendi së shpejti, interpretim në gjuhën e shenjave

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, ka deklaruar sot se Kuvendi së shpejti do të ofrojë interpretimin në gjuhën e shenjave. Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara Ruçi tha se personat me aftësi të kufizuara janë pjesa jonë e ndryshme.

“Mirëqenie për të gjithë dhe një shoqëri solidare. Gjatë dy sesioneve të fundit janë miratuar tre ndryshime ligjore për Personat me Aftësi të Kufizuara,” – u shpreh më tej kreu i Kuvendit.

Ai theksoi se në 2021 të gjitha shërbimet publike do të jenë të aksesueshme për PAK.