Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama zhvillon mbledhjen e parë me qeverinë e re

Tiranë, kryeministri Rama zhvillon mbledhjen e parë me qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me të gjithë kabinetin qeveritar, ku mes tyre ishin dhe ministrat e larguar së fundmi prej tij.

Në një fotografi të publikuar nga Kreu i qeverisë të cilën e ka cilësuar “Fotoja e Ditës”, në mbledhje janë të pranishëm ministrat që u larguan, si dhe emrat e rinj të ministrave që u mandatuan sot.

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri dhe bëri publikë 8 ministrat e rinj të kabinetit.

Erion Braçe zëvendëskryeministër në vend të Senida Mesit, Besa Shahini ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vend të Lindita Nikollës, Anila Denaj ministre e Financave dhe Ekonomisë në vend të Arben Ahmetaj, Genc Caka ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme në vend të Ditmir Bushatit, Belinda Balluku ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit, Bledi Çuçi ministër Bujqësie në vend të Niko Peleshit, Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros, Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit në vend të Sonila Qatos, ndërsa Elisa Spiropali do të jetë ministre për marrëdhëniet me Parlamentin.