Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor

Tiranë, kryeministri Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij se zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 30 qershor, ndonëse presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Në një postim të vonë në Facebook, teksa uron natën e mirë, kryeministri Rama shkruan se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. “Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor! Natën e mirë,” – shkruan kreu i qeverisë.

Dje pasdite, presidenti Ilir Meta, teksa u bëri thirrje palëve politike për zgjiedhjen e krizës, njoftoi edhe shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Në kushtet e tanishme, data e mbajtjes së zgjedhjeve vendore mungon plotësisht.