Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama thirrje studentëve: Dilni nga kurthi

Tiranë, kryeministri Rama thirrje studentëve: Dilni nga kurthi

Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen.

Mes ironisë, përmes një postimi në profiling e tij në Twitter, Rama tha se hapi i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes,” – shkruan kryeministri.