Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Tarifa për mbetësit u kërkua nga universitetet

Tiranë, kryeministri Rama: Tarifa për mbetësit u kërkua nga universitetet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve në lidhje me vendosjen e tarifës për provimet e mbartura.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet.

“Thjesht e vërteta:

1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti

2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014

3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet

4.Efekti i VKM nis vitin tjetër

5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM,” – është shprehur kryeministri Rama.