Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama “shuplakë” dekanëve: Po fshiheni, nuk është vetëm qeveria fajtore

Tiranë, kryeministri Rama “shuplakë” dekanëve: Po fshiheni, nuk është vetëm qeveria fajtore

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me dekanët e universiteteve, duke theksuar se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i protestës është korrupsioni në universitete.

Rama: Aspekti tjetër i protestës përbën shqetësimin më të madh që lidhet me frustrimin e tmerrshëm që kanë studentët për korrupsionin në universitet. E para, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuar nga ju dhe nuk mund ta mohoni.

Mos mendoni se kam ardhur këtu për të shkarkuar përgjegjësitë e qeverisë. Në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqërinë.

Kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju, flas për universitetet.