Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Shqipëria me taksën më të ulët në Rajon

Tiranë, kryeministri Rama: Shqipëria me taksën më të ulët në Rajon

Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot në konferencën për shtyp të fundvitit, se “të gjithë ata që deri më sot kanë paguar 15%, duke filluar nga 1 janari do të paguajnë 5% taksë, që do të thotë se 91% e atyre që merren me biznes në Republikën e Shqipërisë, paguajnë vetëm 5% taksë”.

Kjo është një taksë që nuk e ka asnjë vend i Rajonit, e le pastaj vendet e tjera, që e kanë më të lartë, shpjegoi Kryeministri.

“Rajoni e ka 9%, 10% ndërsa ne kemi 5%, për 91% të sipërmarrjes dhe 15% për pjesën tjetër, pra për më të mëdhenjtë”, – deklaroi Kryeministri Rama.