Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama shigjeton përsëri prokurorin e Durrësit: Është i lidhur me...

Tiranë, kryeministri Rama shigjeton përsëri prokurorin e Durrësit: Është i lidhur me krimin

Kryeministri Edi Rama, teksa ka zhvilluar sot takimin e radhës me qytetarët që kanë depozituar ankesat e tyre në portalin shqiperiaqeduam.al, ka shigjetuar sërish prokurorin që është duke hetuar çështjen e hapur ndaj drejtorit të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore në Durrës.

“Fatkeqësisht, po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës, që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton të kapin çfarë të kapim, – tha kryeministri Rama. – Ata që vetingu i përjashton do të rikthehen para prokurorëve dhe gjykatësve për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë.”