Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Rrogat për mjekët dhe infermjerët do të rriten sërish

Tiranë, kryeministri Rama: Rrogat për mjekët dhe infermjerët do të rriten sërish

Kryeministri Edi Rama nga prezantimi i flotës së re të autoambulancave për urgjencën kombëtare, ka treguar se rrogat për mjekët dhe infermierët do të rriten sërish gjatë vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij Rama tha se rritja do jetë e ndjeshme, por sërish është larg me atë që duhet të jetë.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri foli edhe për shpërblimet e studentëve ekselentë.

“Do të paguajmë dhe 1.200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë. Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare,” – u shpreh ai.

Rama bëri dhe një apel për mjekët e rinj, duke i ftuar që të mos largohen nga vendi: “Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani”.