Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Rritje e pagave të mbi 60 mijë punonjësve

Tiranë, kryeministri Rama: Rritje e pagave të mbi 60 mijë punonjësve

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me lajmin për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me buxhetin e vitit 2019.

Sipas videoinformacionit të publikuar nga Rama në rrjetin social, buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama.