Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama reagon për hetimin e Haradinajt, por pa ia përmendur...

Tiranë, kryeministri Rama reagon për hetimin e Haradinajt, por pa ia përmendur emrin

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në Twitter, ka reaguar sot për thirrjen për t’u marrë në pyetje që Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë i ka drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, thirrje kjo që e detyroi këtë të fundit të dorëhiqej nga detyra një ditë më parë. Por, përtej mesazhit në mbështetje të të gjithë drejtuesve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Rama nuk ia ka përmendur emrin kryeministrit të Kosovës, një dëshmi kjo që mëria mes tyre ende nuk ka kaluar.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë,” – ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.