Ballina LAJME Tiranë, kryeministri Rama reagon ndaj komisionerit Hahn: Taksa 100% nuk duhet gjykuar,...

Tiranë, kryeministri Rama reagon ndaj komisionerit Hahn: Taksa 100% nuk duhet gjykuar, është klithmë që duhet dëgjuar

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës 100 % ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Hahn, ndërsa shkruan në Twitter se ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar.

Reagimi i Ramës:

Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç, të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar…