Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama reagon ndaj deklaratave të Berishës

Tiranë, kryeministri Rama reagon ndaj deklaratave të Berishës

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Rama shkruan se Berisha furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit dhe shpalli terroristë luftëtarët e UCK.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”- shprehet Rama në Twitter.