Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama publikon foton: Përqafim nga larg për ata që përqeshnin

Tiranë, kryeministri Rama publikon foton: Përqafim nga larg për ata që përqeshnin

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij në “Facebook” duke postuar këtë foto, Rama nuk ka lenë pa shigjetuar kritikët, të cilëve u ka dërguar një përqafim nga larg.

“Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve”, – shkruan Rama.