Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama publikon foton nga mbyllja e basteve

Tiranë, kryeministri Rama publikon foton nga mbyllja e basteve

Pas mbylljes së basteve kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke publikuar një foto në Facebook të një bar llotoje, teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.

“Lamtumirë”- shkruan Kryeministri në foton e publikuar në rrjetin social.

Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor  në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.