Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Projektet e mira do mbështeten financiarisht

Tiranë, kryeministri Rama: Projektet e mira do mbështeten financiarisht

Gjatë vizitës së sotme tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacioni, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër çeljen e programit “TECHSPACE”, i cili është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.

Rama tha se do të ndihmohen të gjithë projektet që i shërbejnë interesit publik, pasi sipas tij teknologjia sot është një mjet që shkurton kohë dhe rrit efektshmërinë.

“Ne duam që mund t’iu mbështesin me disa iniciativa dhe jemi të interesuar.  Njëkohësisht po punojmë për një program të veçantë për të stimuluar financiarisht projektin interesant,” – theksoi Kryeministri.