Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama pret efektiven Nuka: Krenarë për ty

Tiranë, kryeministri Rama pret efektiven Nuka: Krenarë për ty

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij efektiven Ina Nuka, pas kthimit nga Turqia, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat i plagosi me kapsolle gjatë protestës,

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

“Ne jemi krenarë për ty dhe do të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh. Më pas do i kthehesh pak nga pak detyrës,” – u shpreh kryeministri Rama.

ERTV Live😊: Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit🤗#KrenarëpërInën🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 23. Dezember 2018