Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama për protestën: Ngërç i krijuar artificialisht

Tiranë, kryeministri Rama për protestën: Ngërç i krijuar artificialisht

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar mbi atë që ai e quan reflektimi i qytetarëve, duke postuar videon e shembjes së një ndërtimi në zonën e Astirit nga vetë pronari, i cili ishte pro projektit të Unazës së Re.

“ MIRËMËNGJES dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë,” – thuhet në postimin e kryeministrit bashkangjitur me videon e shembjes.