Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama pas takimit me pedagogët: Mësova gjëra të reja

Tiranë, kryeministri Rama pas takimit me pedagogët: Mësova gjëra të reja

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave në kryeqytet dhe një grup studentësh.

Takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar pak ditë më parë gjatë takimit që pati me rektorë dhe dekanë nga universitete publike të vendit.

Në takimin që pati me rektorë dhe pedagogë në datën 14 të këtij muaji, kryeministri nuk kurseu kritikat ndaj tyre teksa u shpreh se duhet të shihet autonomia e Universiteteve.

Për takimin ka informuar vetë kryeministri në një postim në “Twitter” ku shkruan se pati dialog dhe falënderon studentët e pedagogët për mikpritjen duke theksuar se ka mësuar gjëra të reja nga studentët e pedagogët.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun) 😉Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë😁Nesër vazhdojmë🤗,” – shkruan Rama.