Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Opozita ka program bojën e Palothës!

Tiranë, kryeministri Rama: Opozita ka program bojën e Palothës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të sotëm me deputetin demokrat Edi Paloka i cili e spërkati me bojë në fytyrë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka komentuar sulmin e palokës dhe videon e situatës së tensionuar.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎,” – shkruan Kryeministri bashkangjitur videos.

"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 14. Februar 2019

Gjithashtu Kryeministri ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Instagram shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën.

‘Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit,’ – shprehet Rama.