Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Ndryshimet në qeveri, hap i madh drejt fitores së...

Tiranë, kryeministri Rama: Ndryshimet në qeveri, hap i madh drejt fitores së qershorit

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se opozita gjuan ministrat e rinj, ndërsa sipas tij Partia Socialiste ka hedhur një hap të madh drejt fitores së qershorit tjetër në zgjedhjet lokale.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë)🤪S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër✌️#Qentëlehinmëfortkurkarvaniecënmëshpejt #KrenarpërPS🌹,” – shkruan Rama në Twitter.