Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama mesazh emocionues për Krishtlindjen

Tiranë, kryeministri Rama mesazh emocionues për Krishtlindjen

Festa e Krishtlindjes solli një atmosferë festive në vend së bashku me urimet e mesazhet emocionuese që e karakterizojnë, e nuk kanë munguar as urimet e përfaqësuesve të politikës.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar me video festën për të gjithë besimtarët.

Me një postim të shkurtër shefi i qeverisë shkruan : “Krishtlindje të gëzuar”.

Rama me një dedikim të veçantë për fëmijët dhe konkretisht ato të shtëpisë së fëmijës, të cilët kanë më shumë se kurrë nevojë për ngrohtësi dhe dashuri, uron festë të paqtë dhe të gëzuar për të gjithë besimtarët kudo ndodhen.

MIRËMËNGJES 😊dheKRISHTLINDJE TË GËZUAR 🎄🙏🎄

Gepostet von Edi Rama am Montag, 24. Dezember 2018