Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama merr vendimin, rrit pagën minimale

Tiranë, kryeministri Rama merr vendimin, rrit pagën minimale

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë me Vendim të Këshillit të Ministrave bëri me dije se është rritur edhe paga minimale.  Për 174 orë pune paga minimale do të jetë 26 mijë lekë të reja. Vendimi nga Këshilli i Minstrave, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2019.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.