Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Më shumë rend dhe siguri gjatë vitit 2019

Tiranë, kryeministri Rama: Më shumë rend dhe siguri gjatë vitit 2019

Gjatë takimit të përvitshëm të fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se Policia e Shtetit do të sigurojë më shumë rend dhe qetësi gjatë vitit 2019.

“I them këto, jo sepse jam i kënaqur, por sepse ne do të bëjmë disa gjerë të reja, dhe Ministri i ri po i shtyn me shpejtësi përpara dhe jam i bindur që viti i ardhshëm do të jetë më i sigurt dhe më i qetë akoma sesa ky vit,”– u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se gjatë vitit që lamë pas, “Forca e Ligjit” ka sekuestruar asete kriminale më shumë se 4 vite bashkë të qeverisjes së mëparshme.