Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Kemi shkuar përtej kërkesave të studentëve

Tiranë, kryeministri Rama: Kemi shkuar përtej kërkesave të studentëve

Kryeministri Edi Rama publikoi vendimet e Këshillit të Ministrave në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.

“Jo vetëm për kërkesat e tyre, por dhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si element përmbajtësor. Kemi hartuar dhe një pakt tjetër për universitetin dhe do ta bëjmë publik në media muajt të ardhshëm. Kemi marrë vendime për kërkesat e studentëve, por dhe që shkojnë dhe përtej tyre. Kemi maksimalizuar potencialin e universitetin për ta futur në një transformim tjetër,” – tha Rama.