Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Kemi bërë gabime, duhet të vetëkorigjohemi

Tiranë, kryeministri Rama: Kemi bërë gabime, duhet të vetëkorigjohemi

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ditën e sotme e cila zgjati rreth 5 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama tha se ka pasur një diskutim të gjatë dhe reflektues sa i përket mënyrës së qeverisjes.

Sipas kryeministrit, kjo qeveri ka bërë gabime dhe se duhet të vetëkorrigjohet në vijim. Rama tha gjithashtu se është diskutuar edhe për protestën e studentëve, e cila sipas tij i ka dhënë një ‘shuplakë’ qeverisë.

“Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm të procesit të reflektimit që merr shtysë nga protesta e studenteve, por është në ADN tonë se çdo ditë ka gjëra për të permiresuar dhe se nuk jemi të pagabueshëm. Me boshllëkun e madh të një opozite të pabesueshme është sfidë më vete që te vetëkorrigjohemi në vijim,” – theksoi më tej Kryeministri.