Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Jo debate televizive me deputetët e dorëhequr të opozitës

Tiranë, kryeministri Rama: Jo debate televizive me deputetët e dorëhequr të opozitës

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

Mesa duket, ikja e deputetëve të opozitës nga Kuvendi pas djegies së mandateve ka sjellë një modifikim serioz në strategjinë e komunikimit të maxhorancës. Mediat kanë raportuar se kryeministri Rama u ka përcjellë të gjithë ministrave dhe deputetëve porosinë për të mos dalë më në asnjë studio televizive me të ikurit.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit,” – mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.