Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Jemi gati t’i plotësojmë kërkesat

Tiranë, kryeministri Rama: Jemi gati t’i plotësojmë kërkesat

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit, ndërkohë që studentët vijojnë protestën e tyre jashtë saj për plotësimin e tetë pikave, kryeministri Edi Rama është shprehur se kërkesat do të plotësohen një për një.

Rama gjithashtu nuk la pa gjykuar dhe mbështetjen e opozitës ndaj protestës, një mbështetje që sipas tij, e njollos atë.

“Jemi gati t’i plotësojmë pikat një për një. Por ata që erdhën këtu si përfaqësues të opozitës së maskuar, së hedhur në ilegalitet, një opozitë që nuk ka mundësinë të dalë të mbështesë një protestë studentore, sepse në momentin që e mbështet, e njollos,” – theksoi ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu se duhet një dialog me studentët në sy të publikut për çdo pikë, dhe për më shumë se tetë pikat, për t’i plotësuar ato.