Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Ja prova që kemi investuar në arsim

Tiranë, kryeministri Rama: Ja prova që kemi investuar në arsim

Në një kohë kur vendi është pushtuar nga një valë protestash të studentëve të universiteteve publike në vend, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë një provë se si po punon qeveria e tij për arsimin.

Përmes një postimi në Facebook Rama ka publikuar një video ku shihet një projekt mbi konstruktimin e godinave të studentëve.

Sipas Ramës, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti,” – shkruan Rama.