Ballina Uncategorized Tiranë, kryeministri Rama i përgjigjet ish-zv/ministrit të Arsimit: Je larvë politike

Tiranë, kryeministri Rama i përgjigjet ish-zv/ministrit të Arsimit: Je larvë politike

Gjatë konferencës live nëpërmjet Facebook-ut, kryeministri Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka.

Shefi i qeverisë nuk ka nguruar që ta quajë atë një larvë politike dhe asgjë më shumë.

“Këtë e nderova më shumë se çfarë është ky i nderuar. Çfarë bëri? Ditën e parë dua veturë me shofer. Po banjën pse nuk e kam në zyrë? Babanë e dua shofer të punësuar në Ministri. Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë”, – tha Rama.