Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama i përgjigjet Bashës: Dielli lindi sërish, rruga jonë vijon...

Tiranë, kryeministri Rama i përgjigjet Bashës: Dielli lindi sërish, rruga jonë vijon pa ekuivok

Në përfundim të mbledhje së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kreu i socialistëve, iu përgjigj interesit të mediat lidhur me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Këtu nuk ka asgjë të re, – tha kryeministri Rama. – Ata kanë punuar shumë fort e nuk kanë lënë gur pa luajtur. Nuk ia kanë dalë, sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur arfiticialisht në gjashtë muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëruar, një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë.”

“Siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri, dhe rruga jonë vijon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok,” – u shpreh kryeministri dhe kryesocialisti Rama.