Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama i drejtohet sërish studentëve: Ju pres

Tiranë, kryeministri Rama i drejtohet sërish studentëve: Ju pres

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish studentëve përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se vazhdon të mos jetë dakord me “kokëfortësinë” e studentëve: “Më plotëso kërkesat, por nuk dua diskutime”.

Kreu i qeverisë kapet gjithashtu me kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres,” – shkruan Rama.